No text

Tahiri priti aktoren turke Türkan Şoray

E Hënë 24 Dhjetor 2012 14:51 Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri priti sot në takim aktoren e famshme të filmit nga Turqia, znj. Türkan Şoray, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në shtetin e Kosovës, duke shprehur bindjen se kjo vizitë do t'i shërbejë forcimit të marrëdhënieve kulturore mes Kosovës dhe Turqisë. Zëvendëskryeministrja Tahiri vlerësoi lartë figurën e zonjës Şoray, duke e cilësuar si divën e kinematografisë turke. Zëvendëskryeministrja njoftoi aktoren Şoray me rrugën e suksesit të Kosovës dhe popullit të saj për lirinë dhe pavarësinë, si dhe për progresin e shtetndërtimit demokratik dhe euroatlantik të Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se lidhjet kulturore dhe historike do të  shërbejnë për bashkëpunim edhe më të ngushtë. Ndërsa, znj. Türkan Şoray duke falënderuari zëvendëskryeministren Tahiri për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, shprehu kënaqësinë për qëndrimin e saj në Kosovë, duke thënë se Kosova ka një ardhmëri të ndritur dhe një popull të dinjitetshëm. Aktorja turke u shpreh e impresionuar me rolin e shquar të grave në politikën kosovare, duke thënë se Kosova është një model për fuqizimin e grave në mbarë botën.
No text