No text

Mbyllen perdet e Javës së VI-të të Filmit Turk

E Shtunë 29 Dhjetor 2012 11:44

Edicioni i VI-të i Javës së Filmit Turk, që është organizuar nga shoqata MESK, është ka mbyllur perdet me shfaqjen e dokumentarit "Faks" të regjisorit Berkant Curi.

Në kuadër të këtij edicioni, që është hapur më 24 dhjetor në praninë e divas së kinematografisë turke, Türkan Şoray janë shfaqur gjithsej 5 filma, derisa ceremonia përmbyllëse është realizuar me një pjesëmarrje modeste.

Filmi “Selvi Boylum Al Yazmalım” është shfaqur në Shtëpinë e Kulturës "Xhemajli Berisha", derisa filmat tjerë, “Başka Semtin Çocukları”, “ay lav yu”, “Kara Köpekler Havlarken”  dhe "Faks" në Kino Europa.

Njëri prej organizatorëve kryesor të Javës së Filmit Turk në Kosovë, Levent Bush ka bërë të ditur se shoqata MESK për herë të gjashtë ka realizuar këtë manifestim kulturor, gjithmonë me emrat më eminentë të kinemasë turke.
"Këtë vit traditën e kemi vazhduar me Tyrkan Shorajin, gjë që na bën shumë krenar. Qëllimi i këtij manifestimi është forcimi i lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Turqisë, sikurse edhe tërheqja e pjesëtarëve të komunitetit tonë në sa më shumë aktivitete kulturore", ka thënë Bush.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan ka theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për promovimin e komuniteteve që bashkëjetojnë në Kosovë me komunitetet tjera dhe sipas tij komuniteti turk po e kryen këtë detyrë me shumë sukses.

Regjisori i dokumentarit "Faks", Berkant Curi ka theksuar se ky film është bërë "me qëllim të kujtimit të vlerave tona dhe mos harresës së tyre". Ai ka sqaruar se ky grup muzikor ishte krijuar në vitet e 80'ta me synimin që të sintetizoj muzikën perëndimore me atë lindore, duke bërë që muzika turke të promovohet në Ballkan. 

 


 

No text