No text

Prishtina organizon program festiv për Vitin e Ri

E Hënë 31 Dhjetor 2012 10:3

Edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe përgatitjet e fundit tashmë po bëhen për të festuar. Derisa shumë qytetarë festën do ta kalojnë në shtëpi, Komuna e Prishtinës ka organizuar pritjen e Vitit të Ri në sheshin “Nëna Terezë”.

Në anën tjetër Policia thotë se do të jetë e gatshme për të siguruar qytetarët në këtë natë festive. Në gjendje gatishmërie do të jetë edhe Qendra Klinike Universitare, transmeton RTK.

Janë të ndryshme mënyrat sesi qytetarët festojnë Vitin e Ri. Disa prej tyre në qytet, disa të tjerë në shtëpi por ka edhe të tillë që punojnë. Edhe pritjet e tyre për vitin 2013 janë të ndryshme.

Policia iu bëjnë thirrje qytetarëve sidomos prindërve që të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve kur përdorin mjetet piroteknike. Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se do të jetë në gjendje gatishmërie edhe gjatë natës së vitit të ri.

Në orën 00.00 do të bëhet ndezja e fishekzjarrëve, dhe koncerti do të vazhdojë deri rreth orës 1 pas mesnate. 

No text