No text

Agim Fishar, artist i vitit 2012

E Enjte 3 Janar 2013 11:15

Çmimi tradicional vjetor për artistin e vitit që jepet nga Shoqata e Artistëve Turq të Kosovës sivjet është ndarë për këngëtarin dhe instrumentistin, Agim Fishar. Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 10 janar në restorantin "Galeri" me fillim nga ora 16:00. 

Kryetari i komisionit vlerësues të kësaj shoqate, Irfan Morina ka bërë të ditur se viti 2012 është karakterizuar me aktivitete të shumta kulturore dhe se komisioni i përbërë nga ai, Ethem Baymak, Reshit Ismet, Nevzat Shundo dhe Raif Kırkul kanë vendosur që këtë vit çmimin t'ia ndajnë Agim Fisharit.

Me interpretimet e tij vokale dhe në saz, të muzikës burimore turke Fishar i ka kontribuar zhvillimit të muzikës dhe kulturës turke në Kosovë. Madje arkivat e TRT-së dhe të Kosovës janë përplot me vepra të Fisharit, i cili njihet për krijimin e albumit të parë në gjuhën turke në ish-Jugosllavi.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 10 janar në restorantin "Galeri" me fillim nga ora 16:00. 

Kënga e Fisharit “Şu Prizren’ın egri bügri yolları” mund të përcillet nga linku i mëposhtëm:
http://www.youtube.com/ëatch?v=kThV4GInICs

 

No text