No text

Agim Fishar, artisti që ia ofroi popullatës turke muzikën burimore turke

E Enjte 10 Janar 2013 18:7

Çmimi tradicional vjetor për artistin e vitit që jepet nga Shoqata e Artistëve Turq të Kosovës sivjet është ndarë për këngëtarin dhe instrumentistin, Agim Fishar, në një ceremoni të mbajtur në restorantin "Galeri".

Në këtë ceremoni është paraqitur një dokumentar për jetën dhe veprën e Fishar, të përgatitur nga Raif Vırmiça. Në dokumentar është shpjeguar se si Fishar ka nisur ecjen artistike në shoqatën “Doğru Yol” dhe si ka vazhduar karrierën e suksesshme me inteperetimin e këngëve burimore e popullure turke. Po ashtu është bërë e ditur se do të emitohet një album me këngë të përzgjedhura dhe do të botohet një libër me tregime të përzgjedhura nga vet Fishar, derisa përzgjedhja e tij si artist i vitit është vlerësuar si e qëlluar.  

Çmimi tradicional vjetor për artistin e vitit është dorëzuar nga kryetari i nderit të Shoqatës së Artistëve Turq të Kosovës, Reshit Ismet. 

Në fjalimin falenderues, Fishar ka theksuar se "duke punuar njeriu e sheh se suksesi vjen", dhe ka pranuar se është i lumtur me këtë fakt.

Ndërsa ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka bërë të ditur se me interpretimet vokale dhe në saz, të muzikës burimore turke Fishar i ka kontribuar zhvillimit të muzikës dhe kulturës turke në Kosovë, sikurse edhe bartjen e këtyre vlerave të gjeneratat e ardhshme. Ai ka përkujtuar se albumi i parë me muzikë burimore turke është realizuar nga Fishari.

Ndërsa Fishar ka pohuar se albumi i parë është realizuar me ndihmën e ministrisë së Kulturës të Turqisë dhe se albumin e dytë dëshiron ta realizoj në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, edhe pse ministria turke ka ofruar tashmë përkrahje. Ministri Yagcilar i ka premtuar mbështetje për këtë album dhe Fishar ka theksuar se ai do të realizohet në afatin sa më të shkurtër kohor.

Në vazhdim Fishar me orkestrin e Dogru Yol-it ka interpretuar katër këngë të reja.

 

No text