No text

Kultura turke zbret në Prizren nëpërmjet 'Karvani i Ballkanit'

E Enjte 17 Shtator 2015 17:9

Në kuadër të projektit i cili ka për qëllim ta promovojë kulturën turke në Ballkan do të ekzekutohen artet tradicionale turke si kaligrafia, ebru, punime të bakrit dhe të xhamit

“Karvani i Ballkanit” që do të realizohet me bashkëpunim të Yunus Emre Enstitüsü dhe Komunës Kyçykçekmexhe të Stambollit me datën 18 Shtator do të takohet me qytetarët kosovar. Në kuadër të projektit i cili ka për qëllim ta promovojë kulturën turke në Ballkan do të ekzekutohen artet tradicionale turke si kaligrafia, ebru, punime të bakrit dhe të xhamit.

Përpos kësaj poashtu edhe shfaqjet e kukullave në hije, vallet folklorike të rajoneve të Detit të Zi dhe Anadollisë do të takohen me shikuesit.“Karvani i Ballkanit” i cili ia filloi rrugëtimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, do ta përfundojë rrugëtimin në qytetin e bukur të Kosovës, në Prizren./KultPlus.com/ 

No text