No text

Mustafa me kabinetin qeveritar viziton BIK-un

E Enjte 24 Shtator 2015 13:43

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi dhe ministrat, Avdullah Hoti, Ferid Agani dhe Haki Demolli, vizituan sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit.

“Jemi këtu t’i urojmë myftiut dhe gjithë besimtarëve. Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen me sakrificën dhe me besimin që t’i ndihmojmë njëri tjetrit, të punojmë bashkë, t’i çojmë proceset tona përpara dhe t’i kontribuojmë vendit”, tha Mustafa.

No text