No text

Gjysmëhëna turke shpërndan mish kurbani

E Premte 25 Shtator 2015 09:18

Gjysmëhëna turke ka vazhduar traditën për Kurban Bajram duke shpërndarë mish kurbani. Sivjet në Kosovë janë prerë 100 krerë bagëti që i janë ndarë 4 mijë e 500 familjeve turke, boshnjake e shqiptare.

Në ceremoninë e prerjes së kurbanëve kanë marrë pjesë kreu i KDTP-së dhe ministri i MAP-it, Mahir Yağcılar, ambasadorja e Turqisë, Kıvılcım Kılıç, Konsullja në Prizren, Sevin Evcit, komandanti i KFOR-it turk, Saim Bağcı, sekretarja e përgjithshme e Gjysmëhënës turke, Ayşegül Genç.

Mishi i kurbanëve do të shpërndahet në tetë qytete të Kosovës.

Ayşegül Genç me këtë rast ka theksuar se Gjysmëhëna turke ka vazhduar traditën e nisur prej vitesh në Kosovë, ku në mesin e dhuruesve sipas saj është edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa Yagcilar ka falenderuar Gjysmëhënën turke dhe Turqinë për këtë aktivitet. 

No text