No text

Vritet një polic në Skenderaj

E Mërkurë 30 Shtator 2015 10:41

Policia në Mitrovicë bën të ditur se sot pasdite në Skenderaj një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të qytetit.

Drejtori i Policisë së rajonit të Mitrovicës Nehat Thaçi, konfirmon për KosovaPress se i vrari është polici Valon Goxhuli, por pa dhënë detaje tjera lidhur me rastin.

Sipas Thaçit ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 e 30 në qendër të qytetit të Skënderajt.

Jo zyrtarisht mësohet se motivi i vrasjes është hakmarrja pasi që në nëntor të vitit 2013 dyshohej se Valon Goxhuli kishte vrarë Bekim Birinxhikun nga fshati Qubrel i Skënderajt.

Para disa kohës Goxhuli ishte liruar nga gjykata dhe kishte vazhduar punën si polic.

Policia ende nuk ka arritur t’i arrestojë autorët e këtij rasti.
 

No text