No text

Nga 1 tetori ndërpritet për kohë të pacaktuar edicioni në gjuhën shqipe

E Mërkurë 30 Shtator 2015 11:21

Kosovahaber nga 1 tetori i vitit 2015 ka ndërprerë për kohë të pacaktuar publikimin e lajmeve në edicionin e gjuhës shqipe. Tani e tutje veprimtarinë do ta vazhdoj vetëm në gjuhën turke.  

Kosovahaber, këtë vendim e ka marrë për shkak të vështirësive financiare.

Ekipi i Kosovahaberit, pos edicionit të lajmeve në gjuhën turke për 8 vite me radhë ka ofruar lajme edhe në gjuhën shqipe, të cilin shërbim është detyruar që ta ndërpresë. Po ashtu në shkurt të 2013-ës pas 4 vitesh shërbimi ishte ndërprerë edhe edicioni në gjuhën boshnjake.

Edicioni në gjuhën shqipe i Kosovahaberit që kishte nisur në vitin 2007, duke pasqyruar lajmet e përditshme nga Kosova, komuniteti turk dhe institucionet e Turqisë kishte për synim që ato t'i përcjellë për audiencën e Ballkanit dhe më gjerë, gjithnjë duke u bazuar gazetarinë parimore, gjë që ka tërhequr interesimin e besimin e lexuesve. 

Me shpresën se që pas tejkalimit të vështirësive financiare të rifillojmë edicionet në gjuhën shqipe dhe boshnjake, shfrytëzojmë rastin që t'i falenderojmë të gjithë miqtë që na kanë mbështetur për realizimin e edicionit në gjuhën shqipe.


  

No text