No text

Konkurs për 3.600 studentë në konvikte

E Enjte 3 Shtator 2015 19:17

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP) nesër (më 3 shtator) shpall konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2015/2016, njoftoi sot ky institucion. Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 11 shtator 2015 (e premte).

Sipas njoftimit Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës sivjet do të pranojë afër 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete të tjera të ndryshme.

Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e Qendrës së Studentëve nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim. Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë studentë i rregullt në UP, nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj.

Përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).

Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e studentëve të rinj të cilët do të banojnë në Qendrës e Studentëve.

Vlerësojmë se janë krijuar kushte komode për studentë, sepse tashmë ofrohen shërbime që janë në interes të tyre dhe e bëjnë më të lehtë dhe më atraktive jetën studentore, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
 

No text