No text

UPZ do të pranojë edhe 1224 studentë të rinj

E Premte 4 Shtator 2015 12:52

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, në konkursin plotësues, në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë edhe 1224 studentë, nga të cilët 216 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, kroatë.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomë për shkollimin e kryer.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet tjera.

Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 3-17 shtator 2015. 

No text