No text

Jep dorëheqje Ferdije Zhushi-Etemi

E Premte 11 Shtator 2015 11:1

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pranuar sot dorëheqjen e Ferdije Zhushi-Etemi nga pozita e Kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim).

Ministria e Arsimit ka konfirmuar dorëheqjen përmes një komunikate për media ku theksohet qëndrimi i ministrit Bajrami për Zhushin.

“Ministri Bajrami respekton dhe çmon lartë aktin moral të dorëheqjes të Prof. Dr. Ferdije Zhushi-Etemi, si veprim në interes të mbrojtjes së integritetit institucional të AKA-së dhe arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

MAShT kërkon që të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë ndaj Ferdije Zhushi-Etemi dhe po ashtu kërkon nga organet e rendit dhe prokuroria e shtetit që të dëshmojë sa më parë të vërtetën lidhur me akuzat e pretenduara, duke marrë parasysh siç thuhet rëndësinë e këtij procesi për mbrojtjen e kredibilitetit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. /Zëri/

No text