No text

Kosova e barabartë në OKB

E Mërkurë 30 Shtator 2015 09:47

Sipas alfabetit, Kosova është ulur afër Kuvajtit në pjesëmarrjen e saj në Samitin e Liderëve Botërorë për luftën Anti-Terror.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shihet pranë Emirit të Kuvajtit Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Pas kryeministrit qëndron ministri i jashtëm, Hashim Thaçi.

Liderët shtetërorë të Kosovës morën pjesë në këtë samit me ftesë të organizatorit – Presidentit amerikan Barack Obama.

Rusia e kundërshtoi ashpër praninë e Kosovës si shtet në ndërtesën e OKB-së, kurse Serbia tashmë i ka nisur notë proteste OKB-së. 

Nota e protestës është dërguar në bashkëpunim me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe krejt kjo për shkak se Kosova morri pjesë në samitin anti-terror në ndërtesën e OKB-së.

Zyrtarët e huaj kanë bërë të ditur se takimi ka qenë i organizuar nga SHBA-ja, prandaj edhe është ftuar Kosova, por sërish Serbia ka protestuar ndaj kësaj.

No text